Çmimet tona

Çmimet e pastrimit: sa kushton pastrimi i shtëpisë?

Pastrimi gjeneral kushton 250 lekë për m². Një 2+1 rreth 80 m² del 20 000 lekë. Asnjë lek përpara: paguani vetëm në fund, kur të jeni të kënaqur.

Llogarisni çmimin për shtëpinë tuaj

Lista e çmimevenë lekë

  • Pastrim gjeneralMinimumi 10 000 lekë250lekë/m²
  • Pastrim gjeneral me larje divaniDivanët me makineri me ujë300lekë/m²
  • Mirëmbajtje çdo javëMinimumi 6 000 lekë100lekë/m²
  • Pastrim pas punimeveMinimumi 12 000 lekë300lekë/m²
  • Pastrim zyreNjë herë ose çdo javë250lekë/m²
  • Airbnb 1+1Për çdo ndërrim mysafirësh3 500lekë
  • Airbnb 2+1Për çdo ndërrim mysafirësh4 500lekë
  • Airbnb 3+1Për çdo ndërrim mysafirësh5 500lekë

Llogaritësi

Llogarisni çmimin e pastrimit

Zgjidhni shërbimin dhe madhësinë. Çmimi del menjëherë.

Sa e madhe është shtëpia?

Edhe larje divani me makineri300 lekë/m² për gjithë shtëpinë, divanët të pastër si të rinj
  • Paguani në fund
  • Ripastrim falas
  • Anulim falas deri 2 ditë

Pastrim i plotë2+1, 80 m²

20 000lekë

80 m² x 250 lekë

Pastrim gjeneral i gjithë shtëpisë, qoshe më qoshe.

  • Kuzhina: yndyra, soba, aspiratori, furra dhe frigoriferi brenda
  • Banjot: WC-ja, dushi, pllakat dhe gëlqerja
  • Xhamat dhe kornizat nga brenda
  • Pluhuri kudo: mobiljet, dyert, dorezat, bazamentet
  • Dyshemetë fshihen dhe lahen, edhe ballkoni
  • Enët, koshat bosh, shtretërit të rregulluar

Për një shtëpi në gjendje normale. Ka shumë kohë pa u pastruar? Na dërgoni një foto dhe ju themi çmimin e saktë para se të vijmë.

Rezervoni në WhatsApp

ose telefononi +355 68 60 80 345

Sipas madhësisë

Sa kushton pastrimi i një 1+1, 2+1 apo 3+1

Çmimet për madhësitë më të zakonshme. Shtëpia juaj ka tjetër sipërfaqe? Përdorni llogaritësin.

  • Garsonierërreth 40 m²

    10 000 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    12 000 L
    Çdo javë
    6 000 L
    Rezervo Garsonierë
  • 1+1rreth 55 m²

    13 750 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    16 500 L
    Çdo javë
    6 000 L
    Rezervo 1+1
  • 2+1rreth 80 m²

    20 000 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    24 000 L
    Çdo javë
    8 000 L
    Rezervo 2+1
  • 3+1rreth 110 m²

    27 500 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    33 000 L
    Çdo javë
    11 000 L
    Rezervo 3+1
  • 4+1rreth 140 m²

    35 000 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    42 000 L
    Çdo javë
    14 000 L
    Rezervo 4+1

Për apartamentet, shikoni edhe pastrimin e apartamentit: çfarë bëjmë dhomë për dhomë dhe sa zgjat.

Çmimi juaj

Çfarë e ndryshon çmimin

  • Sa m² është shtëpia

    Çmimi llogaritet për m², edhe ballkonet dhe tarracat. Nuk e dini saktë? Na thoni 1+1, 2+1 apo 3+1.

  • Gjendja e shtëpisë

    Çmimi vlen për një shtëpi në gjendje normale. Ka shumë kohë pa u pastruar? Na dërgoni një foto dhe ju themi çmimin para se të vijmë.

  • Larja e divanëve

    Me larje divani me makineri, çmimi bëhet 300 lekë/m² për gjithë shtëpinë.

  • Sa shpesh vijmë

    Pas pastrimit të parë, mirëmbajtja çdo javë kushton vetëm 100 lekë/m².

Çfarë nuk e ndryshon

  • I njëjti çmim në çdo qytet Tiranë, Durrës, Golem, Kavajë dhe Elbasan.
  • Detergjentët dhe pajisjet I sjellim ne. Nuk paguani asgjë më shumë.
  • Asnjë pagesë përpara Paguani në fund, kur të jeni të kënaqur.

Kurseni

E njëjta shtëpi e pastër. Shumë më pak para.

Llogaritur për një 2+1 rreth 80 m².

  • Pastrim gjeneral

    Të tjerët deri 28 000 lekë

    20 000 lekë

    Kurseni 8 000 lekë

  • Mirëmbajtje çdo javë

    Të tjerët deri 14 400 lekë

    8 000 lekë

    Kurseni 6 400 lekë çdo javë

  • Pastrim pas punimeve

    Të tjerët deri 32 000 lekë

    24 000 lekë

    Kurseni 8 000 lekë

Pyetje

Pyetje për çmimet

Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi.

Sa kushton pastrimi i një shtëpie për m²?

Pastrimi gjeneral kushton 250 lekë për m², minimumi 10 000 lekë. Me larje divani 300 lekë për m². Mirëmbajtja çdo javë 100 lekë për m² dhe pastrimi pas punimeve 300 lekë për m².

Sa kushton pastrimi i një 2+1?

Një 2+1 rreth 80 m² kushton 20 000 lekë për pastrim gjeneral, 24 000 lekë me larje divani dhe 8 000 lekë për mirëmbajtje çdo javë.

Pse ka një çmim minimal?

Edhe për një garsonierë vijnë dy pastrues me gjithë pajisjet. Prandaj pastrimi gjeneral fillon nga 10 000 lekë dhe mirëmbajtja nga 6 000 lekë.

A ka kosto shtesë për transportin?

Jo. Çmimi është i njëjtë në Tiranë, Durrës, Golem, Kavajë, Elbasan.

Po nëse shtëpia është shumë e pistë?

Na dërgoni një foto në WhatsApp. Ju themi çmimin e saktë para se të vijmë.

Si paguaj?

Me para në dorë, në fund të pastrimit, pasi të keni parë punën. Asnjë pagesë përpara.

Pse jeni më lirë se të tjerët?

Sepse duam t'ju kemi klientë për gjatë, jo për një herë. Ju merrni pastrim gjeneral qoshe më qoshe, me ripastrim falas nëse diçka ka mbetur. Dhe paguani vetëm në fund. Provojeni një herë.