Kushtet
Kushtet e përdorimit
Ofertat dhe rezervimi
Një mesazh ose telefonatë nuk është rezervim i konfirmuar. Rezervimi konfirmohet kur bini dakord me ne për çmimin dhe datën.
- Çmimet: pastrim gjeneral 250 lekë/m² (minimumi 10 000), me larje divani me makineri 300 lekë/m², mirëmbajtje 100 lekë/m² (minimumi 6 000), pas ndërtimit 300 lekë/m² (minimumi 12 000), zyra 250 lekë/m² për një pastrim, Airbnb 1+1 3 500, 2+1 4 500, 3+1 5 500 lekë për ndërrim. Pastrimi i rregullt i zyrave bëhet me ofertë.
- Sipërfaqja: llogaritet e gjithë sipërfaqja që pastrojmë, edhe ballkonet dhe tarracat.
- Gjendja e shtëpisë: çmimet vlejnë për gjendje normale. Për shtëpi shumë të pista ose punime të mëdha, çmimi caktohet nga fotot para se të vijmë.
- Pas ndërtimit: punimet duhet të kenë mbaruar dhe mbeturinat e ndërtimit duhet të jenë hequr para pastrimit.
- Pagesa: në fund, me para në dorë, pasi të jeni të kënaqur me punën. Asnjë pagesë përpara.
- Ripastrim: nëse diçka ka mbetur pa u bërë, e ripastrojmë falas.
- Anulimi: anulimi ose ndryshimi i datës bëhet të paktën 2 ditë përpara datës së caktuar. Ekipi e planifikon ditën për ju, prandaj ky rregull është i detyrueshëm.
- Mirëmbajtja ofrohet për shtëpi që nuk janë në gjendje të keqe.
Fotot në faqe
Fotot e ambienteve në këtë faqe janë ilustruese, nga Unsplash, sipas licencës Unsplash. Ato nuk tregojnë punën apo ekipin tonë. Ilustrimet dhe logoja janë origjinale të Pastrime.
- Spacejoy: dhomë ndenjeje
- Mads Leif Hansen: peshqirë të palosur
- Odiseo Castrejon: kuzhinë
- Steven Ungermann: banjo
- Marvin Meyer: dhomë gjumi
Kontakt
Pastrime është shërbim pastrimi i CONSUL INTERNATIONAL 1991, NIPT M61319502J, Tiranë, Shqipëri.
Telefon dhe WhatsApp: +355 68 60 80 345. Shkruani në WhatsApp. Email: info@pastrime.al
Si i përdorim të dhënat tuaja: Politika e privatësisë.