Privatësia
Politika e privatësisë
Përditësuar më 11 nëntor 2026
- Faqja nuk ju ndjekPa cookies, pa analitikë, pa formularë që ruajnë të dhëna.
- Ju na shkruani vetëTë dhënat vijnë vetëm kur na kontaktoni në WhatsApp, telefon ose email.
- Vetëm për pastriminI përdorim për çmimin, ditën dhe adresën. Nuk i shesim dhe nuk i japim për reklama.
- I fshijmë kur kërkoniNa shkruani në info@pastrime.al dhe i fshijmë.
Kush jemi
Pastrime është shërbim pastrimi i CONSUL INTERNATIONAL 1991, NIPT M61319502J, Tiranë, Shqipëri. Për çdo pyetje mbi të dhënat tuaja: info@pastrime.al ose +355 68 60 80 345.
Çfarë të dhënash përdorim
Faqja pastrime.al nuk ka formularë që dërgojnë të dhëna te ne, nuk përdor cookies dhe nuk përdor mjete analitike. Kur plotësoni hapat e rezervimit, mesazhi shkruhet në shfletuesin tuaj dhe hapet në WhatsApp. Nuk na arrin asgjë derisa ta dërgoni vetë.
Kur na kontaktoni, përdorim vetëm atë që na dërgoni:
- emrin dhe numrin e telefonit ose emailin;
- adresën ku do të pastrojmë dhe ditën;
- madhësinë e shtëpisë dhe, nëse na i dërgoni, fotot e ambienteve;
- për mikpritësit dhe bizneset: kushtet e marrëveshjes dhe të dhënat për faturë.
Për çfarë i përdorim
- për t'ju dhënë çmimin dhe për të caktuar ditën;
- që ekipi të vijë në adresën e duhur, në kohën e duhur;
- për faturat dhe kontratat, kur ka;
- për t'ju kontaktuar për të njëjtin pastrim, ose për pastrimet e radhës nëse jeni klient i rregullt.
Fotot e shtëpisë i përdorim vetëm për të vlerësuar punën. Nuk i publikojmë pa lejen tuaj.
Kush i sheh
Vetëm ne dhe ekipi që vjen te ju, aq sa duhet për punën. Nuk i shesim dhe nuk i japim për reklama. Mesazhet në WhatsApp kalojnë përmes shërbimit WhatsApp, sipas kushteve të tij.
Sa kohë i mbajmë
Sa kohë që na duhen për shërbimin. Të dhënat e faturave i mbajmë aq sa kërkon ligji. Pjesën tjetër e fshijmë kur nuk na duhet më, ose kur na e kërkoni.
Të drejtat tuaja
Mund të na kërkoni në çdo kohë të shihni, të ndreqni ose të fshini të dhënat tuaja, ose të mos ju kontaktojmë më. Na shkruani në info@pastrime.al.
Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk janë trajtuar si duhet, mund t'i drejtoheni Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndryshimet
Nëse e ndryshojmë këtë politikë, data në krye të faqes ndryshon.