Pastrim periodik, çdo javë ose çdo dy javë
Mirëmbajtje e shtëpisë çdo javë: ju vini në shtëpi, ajo është gati.
I njëjti ekip, në ditën që zgjidhni ju. Kuzhina, banjot, pluhuri dhe dyshemetë, çdo javë. 100 lekë për m², minimumi 6 000 lekë.
Planifikoni javët tuajaSi funksionon
Shtëpi e pastër çdo javë, pa e menduar fare
I njëjti ekip
Nuk ju vjen çdo herë dikush i ri. E njohin shtëpinë tuaj dhe ju i njihni ata.
Ju zgjidhni ditën
Çdo javë ose çdo dy javë, në ditën që ju përshtatet, edhe të shtunën ose të dielën.
Paguani pas çdo vizite
Asnjë pagesë përpara. Paguani në fund, kur të shihni shtëpinë të pastër.
Shtyni pa stres
Jeni me pushime? Anulojeni ose shtyjeni falas deri 2 ditë para.
Planifikoni
Zgjidhni shtëpinë, ritmin dhe ditën
Shikoni ditët e pastrimit në kalendar dhe sa kushton në muaj.
Shtëpia
Sa shpesh
Dita
Herën e parë bëjmë pastrim gjeneral, pastaj vetëm mirëmbajtje.
Shtyni ose anuloni një javë falas deri 2 ditë para.
Hera e parë20 000 lekë
Pastaj, çdo vizitë8 000 lekë
Në muaj, rreth32 000 lekë
Në çdo vizitë
Çfarë bëjmë çdo javë
Gjërat që ndotin çdo ditë. Pjesën tjetër e bën pastrimi gjeneral, një ose dy herë në vit.
Kuzhina
- Banaku dhe lavamani
- Enët
- Soba dhe pajisjet nga jashtë
- Dyshemeja
Dhoma e ndenjes
- Pluhuri nga mobiljet
- Dyshemeja fshihet dhe lahet
Banjo
- WC-ja, lavamani dhe dushi
- Pasqyra
- Dyshemeja
Dhoma e gjumit
- Pluhuri dhe shtrati i rregulluar
- Dyshemeja
Ballkoni
- Fshijmë dyshemenë
Në fund
- Shtretërit të rregulluar
- Koshat bosh
Për kë
Për këdo që do shtëpinë të pastër, pa humbur fundjavën
- 01
Prindër që punojnë
Fundjava për fëmijët, jo për fshesën.
- 02
Prindërit tuaj
Jeni jashtë shtetit? Rezervoni mirëmbajtje çdo javë për shtëpinë e prindërve.
- 03
Kafshët e shtëpisë
Qimet e qenit dhe të maces nuk grumbullohen më.
- 04
Shtëpi të mëdha
Shumë dhoma, shumë banjo. Ne e mbajmë ritmin, ju pushoni.
Pyetje
Pyetje për mirëmbajtjen çdo javë
Keni një pyetje tjetër? Na shkruani.
Sa kushton mirëmbajtja e shtëpisë çdo javë?
100 lekë për m² për çdo vizitë, minimumi 6 000 lekë. Një 2+1 rreth 80 m² del 8 000 lekë çdo herë.
Pse herën e parë bëhet pastrim gjeneral?
Mirëmbajtja e mban shtëpinë të pastër, por nuk heq yndyrën e vjetër ose gëlqeren. Prandaj herën e parë zakonisht bëjmë pastrim gjeneral (250 lekë/m²), pastaj çdo javë vetëm mirëmbajtje.
Çfarë bëni në çdo vizitë?
Kuzhinën me banakun, sobën dhe enët, banjot dhe WC-në, heqim pluhurin, lajmë dyshemetë, rregullojmë shtretërit dhe zbrazim koshat.
A vjen i njëjti person çdo herë?
Po. Çdo herë vjen i njëjti ekip, që e njeh shtëpinë tuaj.
Mund ta ndryshoj ditën ose ta anuloj një javë?
Po. Na shkruani deri 2 ditë para dhe e shtyjmë ose e anulojmë falas.
Çfarë nuk hyn në mirëmbajtje?
Furra dhe frigoriferi brenda, yndyra në pllaka, gëlqerja, pas mobiljeve dhe sipër dollapëve. Këto i bëjmë në pastrimin gjeneral.
Ku vini?
Në Tiranë, Durrës, Golem, Kavajë, Elbasan. Çdo ditë, edhe të dielën, nga ora 8 deri në 19.