Pastrim i thellë, me themel

Pastrim gjeneral i shtëpisë: qoshe më qoshe, nga e para.

Jo vetëm pluhuri dhe dyshemetë. Furra dhe frigoriferi brenda, yndyra, gëlqerja, bazamentet dhe pas mobiljeve. 26 punë, dhomë për dhomë, me 250 lekë/m².

Shikoni listën e plotë të punëve

Testi i shpejtë

Kur e keni pastruar shtëpinë me themel herën e fundit?

Rekomandimi ynë

Pastrim gjeneral me themel

Koha për një pastrim qoshe më qoshe: yndyra, gëlqerja, furra dhe frigoriferi brenda. 250 lekë/m².

Dua pastrim gjeneral

Gjeneral apo mirëmbajtje

Pastrimi gjeneral bën 26 punë. Mirëmbajtja bën 12.

Kjo është arsyeja pse pastrimi i parë është gjithmonë gjeneral.

  • Kuzhina7 punë4Yndyra në pllaka dhe aspirator, Dollapët nga jashtë
  • Dhoma e ndenjes6 punë2Dyert, dorezat dhe çelësat e dritës, Xhamat dhe kornizat nga brenda
  • Banjo5 punë3Gëlqerja në rubineta dhe xhamin e dushit, Pllakat dhe fugat
  • Dhoma e gjumit5 punë2Nën shtrat dhe pas mobiljeve, Xhamat dhe pragjet nga brenda
  • Ballkoni3 punë1Lajmë dyshemenë dhe kangjellat, Xhamat e derës

Lista e plotë

Lista e pastrimit gjeneral, dhomë për dhomë

Shënoni çfarë ju intereson ose printojeni. Ne i bëjmë të gjitha.

0 nga 29 të shënuara

Kuzhina
Dhoma e ndenjes
Banjo
Dhoma e gjumit
Ballkoni
Në fund

Pastrime: pastrim gjeneral 250 lekë/m². Telefon dhe WhatsApp +355 68 60 80 345. pastrime.al

Para se të vijmë

Si të përgatiteni për pastrimin gjeneral

Katër gjëra të vogla që e bëjnë punën më të shpejtë dhe më të mirë.

  1. 1

    Lironi sipërfaqet

    Hiqni sendet personale nga banaku, tavolinat dhe raftet. Pastrojmë më shumë, më shpejt.

  2. 2

    Ujë dhe drita

    Sigurohuni që ka ujë të ngrohtë dhe energji. Pajisjet tona punojnë me korent.

  3. 3

    Na tregoni njollat

    Ka një njollë të vështirë ose diçka delikate? Na e tregoni që në fillim.

  4. 4

    Kafshët e shtëpisë

    Nëse keni qen ose mace, na e thoni. Qimet i heqim, por duam ta dimë.

Çmimi

Sa kushton pastrimi gjeneral

250 lekë për m². Për sipërfaqe të tjera, llogarisni çmimin këtu.

  • Garsonierërreth 40 m²

    10 000 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    12 000 L
    Çdo javë
    6 000 L
    Rezervo Garsonierë
  • 1+1rreth 55 m²

    13 750 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    16 500 L
    Çdo javë
    6 000 L
    Rezervo 1+1
  • 2+1rreth 80 m²

    20 000 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    24 000 L
    Çdo javë
    8 000 L
    Rezervo 2+1
  • 3+1rreth 110 m²

    27 500 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    33 000 L
    Çdo javë
    11 000 L
    Rezervo 3+1
  • 4+1rreth 140 m²

    35 000 lekë

    Pastrim i plotë

    Me larje divani
    42 000 L
    Çdo javë
    14 000 L
    Rezervo 4+1

Pyetje

Pyetje për pastrimin gjeneral

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani.

Çfarë është pastrimi gjeneral?

Është pastrimi i madh i shtëpisë, qoshe më qoshe. Përveç pastrimit të zakonshëm, pastrojmë edhe furrën dhe frigoriferin brenda, yndyrën në pllaka, gëlqeren, bazamentet, pas mobiljeve dhe sipër dollapëve. Gjithsej 26 punë në shtëpi.

Ka ndryshim pastrimi gjeneral nga pastrimi i thellë?

Jo, është e njëjta gjë. Disa e quajnë pastrim i thellë, pastrim me themel ose pastrim pranveror. Te ne quhet pastrim gjeneral.

Sa kushton pastrimi gjeneral?

250 lekë për m², minimumi 10 000 lekë. Një 2+1 rreth 80 m² del 20 000 lekë. Llogarisim gjithë sipërfaqen, edhe ballkonet.

Sa shpesh duhet bërë?

Shumica e shtëpive kanë nevojë një ose dy herë në vit, për shembull në pranverë dhe para festave. Në mes, mirëmbajtja çdo javë e mban shtëpinë të pastër.

Cili është ndryshimi nga mirëmbajtja?

Mirëmbajtja (100 lekë/m²) bën 12 nga 26 punët: kuzhinën, banjot, pluhurin dhe dyshemetë. Pastrimi gjeneral i bën të gjitha, edhe brenda furrës dhe frigoriferit, gëlqeren dhe pas mobiljeve.

Sa zgjat pastrimi gjeneral?

Me dy pastrues, një 1+1 zakonisht 2 orë, një 2+1 rreth 3 orë dhe një 3+1 rreth 4 orë. Varet nga gjendja e shtëpisë.

Kur paguaj?

Në fund, pasi të keni parë punën. Nëse diçka ka mbetur, e ripastrojmë falas.